HODO ALB

HODO ALB

Details
Objekti Magazinë industriale me 2 kate
Tipi Industriale / Zyrtare
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Përfundimi i ndërtimit 2023
Description

Magazinë industriale me 2 kate. Pjesa e zyrave është realizuar e gjitha me konstruksion betonarme, ku muret perimetrale të fasadës janë punim faccia vista.

Tirana’s Rock

Detaje
Objekti Kulla Tirana's Rock
Investitori ANA Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Rruga "Dibra" , Tirane
Sipërfaqja e ndërtimit 36000 m2
Fillimi i ndërtimit 2021
Përfundimi i ndërtimit 2023
Përshkrim

Kulla Tirana’s Rock ka një stil tejet të veçantë, e lartë 85 m dhe e skalitur në formën e bustit te heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti.

Forma e pazakontë dhe unike e kullës arrihet nga ballkonet që vazhdojnë të krijojnë një mbështjellje rreth gjithë ndërtesës. Detajet e fytyrës, të tilla si hunda, veshët dhe mjekra janë imituar përmes projeksioneve të lakuara që krijojnë një gjeometri delikate. Ballkonet gjithashtu lejojnë që hapësirat e brendshme të ndërtesës të kenë një planimetri më racionale, ndërkohë që ofrojnë hije dhe rehati për hapësirat e jashtme.

Lion Park

Detaje
Objekti Lion Park
Investitori Lion Construction
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Rruga ”Faik Konica” , Tirane
Sipërfaqe ndërtimi 36000 m2
Fillimi i ndërtimit 2021
Përfundimi i ndërtimit 2022
Përshkrim

Lion Park është një nga projektet më të veçanta arkitekturore në të cilin Ales Construction ka marrë pjesë si sipërmarrës kryesor për strukturën betonarme. Ky projekt ka 13 kate banimi, ku kati 0 përbëhet nga njësitë e shërbimit dhe 3 kate parkim nëntokë. Elementi kryesor arkitekturor i këtij objekti janë ballkonet me forma organike, të realizuara me parapete betoni. Këto ballkone gjarpëruese, që janë elementi më evidentues i fasadës, mundësojne ndërthurjen organike midis strukturës së ndërtuar dhe bimësisë karakteristike të zonës.

Roli i Ales Construction ka qenë thelbësor për suksesin e këtij projekti, duke kontribuar në realizimin e një objekti të cilin mund ta quajmë një veper arti në zemër të qytetit.

Roli i Ales Construction: Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme.

New Hotel Tirana International

Details
Objekti Kulla 33-katëshe
Investitori Geci Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 36000 m2
Fillimi i ndërtimit 2020
Përfundimi i ndërtimit 2022
Description

Kulla 33-katëshe është e vendosur në zemër të Tiranës. Është një zgjatim i hotelit ekzistues Tirana International, por këtë herë vjen si një hotel me pesë yje, i pasur me shërbime të ndryshme luksoze si SPA, Sky Bar etj.

Karakterizohet nga forma të thjeshta gjeometrike, konkretisht nga dy kuboide, që ndryshojnë në ngjyrë dhe material. Janë përzgjedhur dy ngjyra në kontrast me njëra-tjetrën, ngjyra e artë dhe e zezë, që i japin jetë një hoteli të kompletuar në çdo aspekt.

Dhomat e gjumit do të jenë të orientuara drejt sheshit “Skënderbej”, me pamje nga jugu, të ‘bekuara’ me diell gjatë gjithë vitit. Kjo mënyrë organizimi do t’u japë vizitorëve mundësinë të shijojnë komoditetetin që ofron hoteli në cilësinë maksimale, vendndodhjen perfekte dhe orientimin drejt qytetit.

TIH New, në formën e shufrave, përfaqësohet në mënyrën më të mirë si një hotel me pesë yje, si një pikë e re turistike dhe kryesisht do të kthehet në një pikë referimi të re për qytetin e Tiranës.

DownTown One

Detaje
Objekti DownTown One
Investitori Kastrati Group
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Rruga e Elbasanit & “Bajram Curri”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 78183m2
Fillimi i ndërtimit 2019
Përfundimi i ndërtimit 2021
Pershkrim

DownTown One është një projekt unik në Ballkan dhe Shqipëri, i cili shquhet për lartësinë dhe dizajnin e veçantë në trajtimin e fasadës, me disa thyerje volumetrike qe krijojnë hartën e Shqiperisë.

Ky projekt zhvillohet në 40 kate mbi tokë dhe përfshin 5 kate parkimi nëntokë. Si një ndërtesë multifunksionale, e vendosur në zemër të Tiranës, DownTown One ofron një kombinim të shkëlqyer midis apartamenteve rezidenciale luksoze, zyrave bashkëkohore dhe ambienteve komerciale të cilat shërbejnë si destinacion për markat më të njohura.

DownTown One sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasje ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Për këtë projekt Ales Construction ka qenë sipërmarrësi kryesor për punimet e strukturës betonarme, duke kontribuar në ndërtimin e një objekti tërheqës dhe një shembull frymëzues për industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

Godinë Banimi dhe Shërbimesh

Detaje
Objekti Godinë Banimi dhe Shërbimesh
Investitor Xhevit & Bute Hysenaj
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh
Vendodhja Rruga “Nikolla Lena”, Tiranë
Sipërfaqe ndërtimi 10.832 m2
Fillimi i ndertimit Shkurt 2020
Përfundimi i ndërtimit Mars 2021
Përshkrim

Godinë banimi dhe shërbimesh 5, 6 dhe 7 kate, me 1 kat nëntokë.

ISH DADA – CITY HOTEL

Detaje
Objekti City Hotel
Investitori Nova Construction
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 5180 m2
Fillimi i ndërtimit 2020
Përfundimi i ndërtimit 2023
Pershkrim

City Hotel është një objekt me një koncept unik arkitektonik, i cili ju besua Ales Construction për strukturën betonarme. Ky hotel është i mbështetur në një bërthamë konstruktive, në qendër të planimetrisë së katit përdhe dhe vjen duke u zgjeruar në formë konike, për të mundësuar zhvillimin e planimetrive nga kati i parë deri në katin e 12-të. Një punë konstruktive shumë sfiduese për Ales Construction, për tu realizuar dhe që mban vlera të larta estetike. Ky koncept e bën objektin tërheqës dhe krijon perceptimin sikur qëndron në ajër, duke sjellë risi dhe diversitet në zonën ku ndodhet. Me 12 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, City Hotel shtrihet në një sipërfaqe prej 734 m2.

Ales Construction, duke qenë sipërmarrës kryesor për punimet e strukturës betonarme, ka kontribuar në krijimin e një objekti tërheqës dhe funksional, duke përdorur një qasje të specializuar për të përmbyllur me sukses këtë projekt.

MK Hotel

Detaje
Objekti MK Hotel Tirana
Investitori Lindner Group
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh në këtë projekt
Vendndodhja Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi Emri i sipërfaqes së ndërtimit
Fillimi i ndërtimit 2019
Përfundimi i ndërtimit 2020
Përshkrimi

MK Hotel Tirana shënon një investim të rëndësishëm nga Lindner Group në Shqipëri dhe paraqet një nga projektet më prestigjioze të zinxhirit të hoteleve, MK | Hotele. Ndërtesa është e organizuar në 1 dhe 4 kate dhe ka një destinacion të dedikuar për ndërtim komercial, pa parkim të nivelit nëntokësor. Roli i Ales Construction ka qenë si sipërmarrës kryesor për punimet e strukturës betonarme. Ky projekt jo vetëm që sjell një shtesë të rëndësishme në infrastrukturën hoteliere të Tiranës, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Shkolla TES

Detaje
Objekti Shkolla TES
Investitor Innovest Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh në këtë projekt
Vendodhja Emri i vendndodhjes
Sipërfaqe ndërtimi 10000 m2
Fillimi i ndërtimit 2018
Përfundimi i ndërtimit 2019
Përshkrim

Shkolla TES është një objekt i cili përfshin të gjithë ciklin e arsimit, duke përfshirë arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Ky kompleks arsimor ka gjithsej 48 klasa dhe një kapacitet prej 1248 nxënësish. Ndërtesa është e organizuar në 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Ales Construction ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë projekt, duke qenë sipërmarrësi kryesor për të gjitha punimet.

Tirana Garden Building

Detaje
Objekti Tirana Garden Building
Investitor Nova Construction
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 65000m2
Fillimi i ndërtimit 2018
Përfundimi i ndërtimit 2021
Përshkrim

Tirana Garden Building është një projekt i cili zhvillohet në 2,4,16 dhe 24 kate. Ideja formuese e objektit është krijimi i dy kullave të njëjta në trajtim, por të ndryshme në lartësi, të bashkuara nga një strukturë shërbimesh në 2 katet e para, duke prodhuar një volum elegant që zhvillohet në hapësirë. Gjithë volumetria mbështillet nga një grid i gjelbëruar, i cili unifikon imazhin e objektit, fsheh ndryshimet funksionale dhe lehtëson pamjen e strukturës së ndërtuar.