DownTown One

Detaje
Objekti DownTown One
Investitori Kastrati Group
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Rruga e Elbasanit & “Bajram Curri”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 78183m2
Fillimi i ndërtimit 2019
Përfundimi i ndërtimit 2021
Pershkrim

DownTown One është një projekt unik në Ballkan dhe Shqipëri, i cili shquhet për lartësinë dhe dizajnin e veçantë në trajtimin e fasadës, me disa thyerje volumetrike qe krijojnë hartën e Shqiperisë.

Ky projekt zhvillohet në 40 kate mbi tokë dhe përfshin 5 kate parkimi nëntokë. Si një ndërtesë multifunksionale, e vendosur në zemër të Tiranës, DownTown One ofron një kombinim të shkëlqyer midis apartamenteve rezidenciale luksoze, zyrave bashkëkohore dhe ambienteve komerciale të cilat shërbejnë si destinacion për markat më të njohura.

DownTown One sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasje ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Për këtë projekt Ales Construction ka qenë sipërmarrësi kryesor për punimet e strukturës betonarme, duke kontribuar në ndërtimin e një objekti tërheqës dhe një shembull frymëzues për industrinë e ndërtimit në Shqipëri.