Detaje
Përshkrim
| Objekti | Tirana Garden Building |
| Investitor | Nova Construction |
| Roli i Ales Construction | Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme |
| Vendodhja | Tiranë, Shqipëri |
| Sipërfaqe ndërtimi | 65000m2 |
| Fillimi i ndërtimit | 2018 |
| Përfundimi i ndërtimit | 2021 |
Tirana Garden Building është një projekt i cili zhvillohet në 2,4,16 dhe 24 kate. Ideja formuese e objektit është krijimi i dy kullave të njëjta në trajtim, por të ndryshme në lartësi, të bashkuara nga një strukturë shërbimesh në 2 katet e para, duke prodhuar një volum elegant që zhvillohet në hapësirë. Gjithë volumetria mbështillet nga një grid i gjelbëruar, i cili unifikon imazhin e objektit, fsheh ndryshimet funksionale dhe lehtëson pamjen e strukturës së ndërtuar.


