New Hotel Tirana International

Details
Objekti Kulla 33-katëshe
Investitori Geci Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 36000 m2
Fillimi i ndërtimit 2020
Përfundimi i ndërtimit 2022
Description

Kulla 33-katëshe është e vendosur në zemër të Tiranës. Është një zgjatim i hotelit ekzistues Tirana International, por këtë herë vjen si një hotel me pesë yje, i pasur me shërbime të ndryshme luksoze si SPA, Sky Bar etj.

Karakterizohet nga forma të thjeshta gjeometrike, konkretisht nga dy kuboide, që ndryshojnë në ngjyrë dhe material. Janë përzgjedhur dy ngjyra në kontrast me njëra-tjetrën, ngjyra e artë dhe e zezë, që i japin jetë një hoteli të kompletuar në çdo aspekt.

Dhomat e gjumit do të jenë të orientuara drejt sheshit “Skënderbej”, me pamje nga jugu, të ‘bekuara’ me diell gjatë gjithë vitit. Kjo mënyrë organizimi do t’u japë vizitorëve mundësinë të shijojnë komoditetetin që ofron hoteli në cilësinë maksimale, vendndodhjen perfekte dhe orientimin drejt qytetit.

TIH New, në formën e shufrave, përfaqësohet në mënyrën më të mirë si një hotel me pesë yje, si një pikë e re turistike dhe kryesisht do të kthehet në një pikë referimi të re për qytetin e Tiranës.