Tirana’s Rock

Detaje
Objekti Kulla Tirana's Rock
Investitori ANA Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Rruga "Dibra" , Tirane
Sipërfaqja e ndërtimit 36000 m2
Fillimi i ndërtimit 2021
Përfundimi i ndërtimit 2023
Përshkrim

Kulla Tirana’s Rock ka një stil tejet të veçantë, e lartë 85 m dhe e skalitur në formën e bustit te heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti.

Forma e pazakontë dhe unike e kullës arrihet nga ballkonet që vazhdojnë të krijojnë një mbështjellje rreth gjithë ndërtesës. Detajet e fytyrës, të tilla si hunda, veshët dhe mjekra janë imituar përmes projeksioneve të lakuara që krijojnë një gjeometri delikate. Ballkonet gjithashtu lejojnë që hapësirat e brendshme të ndërtesës të kenë një planimetri më racionale, ndërkohë që ofrojnë hije dhe rehati për hapësirat e jashtme.