Objekti | City Hotel |
Investitori | Nova Construction |
Roli i Ales Construction | Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme |
Vendndodhja | Tiranë, Shqipëri |
Sipërfaqe ndërtimi | 5180 m2 |
Fillimi i ndërtimit | 2020 |
Përfundimi i ndërtimit | 2023 |
City Hotel është një objekt me një koncept unik arkitektonik, i cili ju besua Ales Construction për strukturën betonarme. Ky hotel është i mbështetur në një bërthamë konstruktive, në qendër të planimetrisë së katit përdhe dhe vjen duke u zgjeruar në formë konike, për të mundësuar zhvillimin e planimetrive nga kati i parë deri në katin e 12-të. Një punë konstruktive shumë sfiduese për Ales Construction, për tu realizuar dhe që mban vlera të larta estetike. Ky koncept e bën objektin tërheqës dhe krijon perceptimin sikur qëndron në ajër, duke sjellë risi dhe diversitet në zonën ku ndodhet. Me 12 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, City Hotel shtrihet në një sipërfaqe prej 734 m2.
Ales Construction, duke qenë sipërmarrës kryesor për punimet e strukturës betonarme, ka kontribuar në krijimin e një objekti tërheqës dhe funksional, duke përdorur një qasje të specializuar për të përmbyllur me sukses këtë projekt.