KULLA TID, NË QENDËR TË TIRANËS

KULLA TID, NË QENDËR TË TIRANËS

Detaje
Objekti Plazza
Investitor Tirana  International Development
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Qendër të Tiranës
Sipërfaqe ndërtimi 46.000m2
Fillimi i ndërtimit 2007
Përfundimi i ndërtimit 2009
Përshkrim

Plaza, një nga hotelet më prestigjoze në vend, është një vepër e Ales Construction që dëshmon më së miri aftësitë e larta të kësaj kompanie. Ky projekt, i cili iu besua Ales në vitin 2007, shënon një kapitull të rëndësishëm në historinë e ndërtimit në Shqipëri. Plaza është kulla e parë më e lartë në kryeqytet, duke përfshirë 4 kate nëntokë dhe 24 kate mbi toke. Ajo ka kontribuar në ndryshimin dhe zhvillimin e pamjes së Tiranës, duke qenë objekt referimi bashke me ndërtesat historike pranë qendrës së qytetit. Me stilin dhe veçantinë e saj, Plaza ka shfaqur një nivel të lartë të dizajnit dhe inovacionit në industrinë e ndërtimit në vitin 2007. Ales Construction ka luajtur një rol kyç në këtë projekt, duke u angazhuar si sipërmarrës kryesor për punimet e strukturës betonarme. Ky projekt nxjerr në pah kapacitetin dhe profesionalizmin e Ales Construction në menaxhimin e projekteve të mëdha dhe komplekse.

TIRANA EAST GATE (TEG)

Detaje
Objekti Tirana East Gate (TEG)
Investitor Mane TCI
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Në lindje të Tiranës
Sipërfaqe ndërtimi 50000m2
Fillimi i ndërtimit 2009
Përfundimi i ndërtimit 2011
Përshkrimi

Tirana East Gate (TEG) është qendra tregtare më e madhe në vend dhe një nga investimet më të mëdha private në Shqipëri. Ales Construction ka luajtur një rol kyç në krijimin e strukturës së kësaj qendre tregtare, duke u angazhuar si sipërmarrës kryesor për punimet betonarme. Me hapsira të mëdha drite dhe lartësinë e madhe të kateve, struktura e TEG është një nga më të veçantat në Shqipëri. Tirana East Gate është një simbol i rritjes dhe zhvillimit të qytetit, ndaj Ales Construction është krenar për kontributin në këtë projekt.

FOLEJA E GJELBËR

Detaje
Objekti FOLEJA E GJELBËR
Investitor FB-ART shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës për punimet e strukturës karpenteri dhe betonim.
Vendodhja “Sheshi Rilindja”, Tirana
Fillimi i ndërtimit Korrik 2016
Përfundimi i ndërtimit Nëntor 2020
Përshkrim

Foleja e Gjelbër ofron gjithë cilësitë e nevojshme për të jetuar në komfortin e një banese. Projektuar për orientimin e ambjenteve me dritë maksimale si dhe ajrosje natyrale jo vetëm të ambjenteve të banimit por edhe shkallëve e korridoreve të përbashkëta, ndërtesa arrin të ofrojë një standart të ri në vend.

2NK Kompleksi Tregtar dhe Rezidencial

Detaje
Objekti 2NK Kompleksi Tregtar dhe Rezidencial
Investor 2NK Group Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Autostrada Tiranë-Durrës (pas Casa Italia )
Sipërfaqe ndërtimi 2.500 m2
Fillimi i ndërtimit Korrik 2015
Përfundim i ndërtimit Mars 2017
Përshkrim

Godinë banimi 9 kate dhe 2 kate nëntokë.