TIRANA EAST GATE (TEG)

Detaje
Objekti Tirana East Gate (TEG)
Investitor Mane TCI
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Në lindje të Tiranës
Sipërfaqe ndërtimi 50000m2
Fillimi i ndërtimit 2009
Përfundimi i ndërtimit 2011
Përshkrimi

Tirana East Gate (TEG) është qendra tregtare më e madhe në vend dhe një nga investimet më të mëdha private në Shqipëri. Ales Construction ka luajtur një rol kyç në krijimin e strukturës së kësaj qendre tregtare, duke u angazhuar si sipërmarrës kryesor për punimet betonarme. Me hapsira të mëdha drite dhe lartësinë e madhe të kateve, struktura e TEG është një nga më të veçantat në Shqipëri. Tirana East Gate është një simbol i rritjes dhe zhvillimit të qytetit, ndaj Ales Construction është krenar për kontributin në këtë projekt.