Vilat Farkë

Vilat Farkë

Detaje
Objekti Kompleksi rezidencial West Home
Investitor ZBOGO-JA Shpk
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme në disa vila
Vendodhja Farkë, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 22 villas 12000m2
Fillimi i ndërtimit 2018
Përfundimi i ndërtimit 2020
Përshkrim

Kompleksi rezidencial West Home ka nisur punimet e strukturës së karabinasë në vitin 2018, duke i besuar një pjesë të ndërtimit të vilave Ales Construction. Projekti ndodhet në Farkë, 14 minuta nga qëndra e Tiranës, 2 minuta nga TEG dhe 5 minuta nga liqeni i Farkës. West Home koncepton një stil të ri jetese, si ekuilibrues mes jetesës private-familjare dhe asaj social-komunitare.

Vila Durrës

Detaje
Objekti Tre vila banimi individuale në Durrës
Investitor Vila Individuale
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh në këtë projekt
Vendodhja Durrës, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 528m² (siperfaqe totale për të tre vilat)
Fillimi i ndërtimit Janar 2018
Përfundimi i ndërtimit Dhjetor 2018
Përshkrim

Ales Construction nisi një projekt të veçantë, prej tre vilash banimi individuale në Durrës, në janar të vitit 2018. Këto tre vila, secila me dy kate, ofrojnë një siperfaqe totale prej 528 m2. Ales Construction ka qenë sipërmarrësi kryesor i të gjitha punimeve të ndërtimit për këto vila, duke përfshirë projektimin, inxhinierinë dhe realizimin e objektit.

PARK GATE

Detaje
Objekti Park Gate
Investitor Mane TCI
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Emri i vendndodhjes së ndërtesës
Sipërfaqe ndërtimi 18322,7m2
Fillimi i ndërtimit 2016
Përfundimi i ndërtimit 2017
Përshkrim

Park Gate është një ndërtesë shumë e veçantë në stilin arkitektonik dhe strukturor. Objekti përbëhet nga një kombinim strukturash; në lindje dhe jug ngrihet në lartësinë 13 kate dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë 7 kate. Ndërtesa ka tarraca të gjelbërta, të përshtatura me trendin më të fundit të ndërtesave me tarraca ekologjike, si dhe një fasadë të personalizuar me 3 ngjyra. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbimesh, kate banimi 7 dhe 11 kate, si dhe 2 kate parkimi nëntokë.

PORTI BUDVA, QENDRA MULTICOMPLEX

Detaje
Objekti Porto Budva
Investitor Nova Gradnja DOO, Budva
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme dhe muret e tullave
Vendodhja Budva, Mali i Zi
Sipërfaqe ndërtimi 43272 m2
Fillimi i ndërtimit 2017
Përfundimi i ndërtimit 2019
Përshkrim

Jo vetëm në Shqipëri, por Ales Construction shtrihet edhe përtej kufijve të vendit duke kontribuar në projekte ambicioze, siç është ai i “Porto Budva” në qytetin e bukur të Budva, Mali i Zi. Kompleksi pozicionohet në vendndodhjen më ekskluzive të qytetit, në vijën e parë të detit, pikërisht pranë qytetit të vjetër të Budvës. Ai është bërë i njohur sepse është një projekt modern që ende nuk është parë në zonë. Ndërtesa përfshin 2 kate parkimi nëntokë, një SPA me pishina të brendshme, të jashtme dhe 8 kate banimi. Ales Construction ka shërbyer si nënkontraktor për strukturën betonarme dhe muret e tullave në të gjithë kompleksin.

Kulla “Air Albania”

Detaje
Objekti Air Albania
Investitor ALBSTAR
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja "Italia 1" Square
Sipërfaqe ndërtimi 54000m2
Fillimi i ndërtimit 2017
Përfundimi i ndërtimit 2019
Përshkrim

Air Albania është një nga ato ndërtesa që nuk mund t’i shpëtojë syrit të askujt që viziton të paktën një herë Tiranën. Në një cep të strukturës së stadiumit ndodhet një kullë 112 metra e lartë (24 kate), e cila sot është një nga kullat më të larta në Shqipërie e cila ju besua Ales Construction për ndertimin e  strukturës betonarme. Kulla është një element i fuqishëm identifikues i stadiumit, duke qenë pjesa më e dukshme e tij. Ngjyrat e përdorura janë padyshim identifikueset e vendit tonë: e kuqja dhe e zeza, kombinim ky i cili e bën këtë kullë të duket akoma me dominante dhe simbolike.

XHAMIA E NAMAZGJASË, TIRANË

Detaje
Objekti Xhamia e Namazgjasë, Tiranë
Investitor Komas A.S. Turkey
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi 10,000m²
Fillimi i ndërtimit 2016
Përfundimi i ndërtimit 2017
Përshkrim

Në vitin 2016, Ales Construction u angazhua si nënkontraktor në ndërtimin e strukturës betonarme të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Kjo xhami impresionuese ka një sipërfaqe rreth 10,000 m2, duke përfshirë katër minare me një gjatësi prej 50 metrash dhe një kupolë qëndrore të stilit klasik turk, e cila arrin një gjatësi prej 30 metrash. Roli i Ales Construction në këtë projekt ishte i fokusuar në ndërtimin e strukturës betonarme, duke përdorur ekspertizën tonë në fushën e inxhinierisë dhe ndërtimit. Ky angazhim ka përmbyllur një pjesë të rëndësishme të projektit, duke i dhënë Tiranës dhe veçanërisht komunitetit mysliman një aset të shenjtë.

TIRANA BUSINESS PARK

Detaje
Objekti Tirana Business Park (TBP)
Investitor Emri i kompanisë investitore
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Në afërsi të Aeroportit Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe ndërtimi Emri i sipërfaqes së ndërtimit
Fillimi i ndërtimit 2014
Përfundimi i ndërtimit 2015
Përshkrim

Tirana Business Park (TBP) është një nga investimet e para në pasuri të paluajtshme me kapital të huaj në Shqipëri. Ky koncept unik me strukturë multi-komplekse është projekti më i madh i ndërtimit të zyrave në rajonin e Shqipërisë. Ndodhet pranë Aeroportit Nënë Tereza, në veri-perëndim të Tiranës, në një parcelë prej 2,2 hektarësh. Gjithashtu, ky investim kontribuon në rritjen dhe modernizimin e sektorit të ndërtimit, por edhe atij të tregtisë në Shqipëri, sepse sjell një koncept të ri, me një standard të lartë në infrastrukturën e zyrave.

UNIVERSITETI EPOKA

Detaje
Objekti Universiteti Epoka
Investitor Universiteti Epoka
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh i strukturës skulpturale të betonit në hyrjen kryesore të kampusit
Vendodhja Rianas, Tiranë
Fillimi i ndërtimit 2012
Përfundimi i ndërtimit 2012
Përshkrim

Universiteti Epoka është një nga universitetet më të vlerësuar në rajonin e Ballkanit. Ales Construction ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një strukture skulpturale betoni që shërben si hyrja kryesore e kampusit. Kjo strukturë krijon një imazh të fuqishëm dhe simbolik, duke paraqitur idenë e një Shqiponje në fluturim, e cila mund të shihet si një simbol i lirisë, përparimit dhe zhvillimit. Përdorimi i betonit në mënyrë skulpturale tregon një kombinim të aftësive teknike dhe artistike të kompanisë, duke e bërë këtë strukturë një pjesë thelbësore të pamjes së universitetit.

REZIDENCAT ROLLING HILLS

Detaje
Objekti Kompleksi rezidencial i vilave Rolling Hills
Investitor Mane TCI
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme në disa vila dhe gjithashtu për muret e betonit të sistemimit të terrenit
Vendodhja Në lindje të Tiranës
Sipërfaqe ndërtimi 122 Vila,350m2/600m2
Fillimi i ndërtimit 2010
Përfundimi i ndërtimit 2012
Përshkrim

Kompleksi rezidencial i vilave Rolling Hills është një komunitet i lokalizuar banimi, unik dhe i pari i llojit të tij në Shqipëri. Kompleksi përbëhet nga 122 vila luksoze, një qendër aktivitetesh, një park, dhe një zonë e përbashkët për aktivitet sportiv.

KULLA 4EVER GREEN

Detaje
Objekti Forever Green Tower
Investitor AL-GI, Tirana
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendodhja Qendër e Tiranës
Sipërfaqe ndërtimi 12,400m² (20 kate, përfshirë 4 kate nëntokë)
Fillimi i ndërtimit 2010
Përfundimi i ndërtimit 2012
Përshkrim

Forever Green Tower është një prej ndërtesave më të larta në qytet, plot 85 m. Me një sipërfaqe prej më shumë se 12,400 m² dhe një total prej 20 katesh, përfshirë katër kate nëntokë, Forever Green Tower ka një pozicion të pazëvendësueshëm në qytet. Ndërtesa ka një dizajn shumë interesant, duke përdorur një hapësirë minimale publike në tokë me një bazë të ngushtë që zgjerohet gradualisht me rritjen e lartësisë së ndërtesës. Në përbërjen e saj, ndërtesa përmban katër nivele parkimi nëntokësore, hapësira tregtare, dyqane, 7 nivele zyrash, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz në një pozicion panoramik të qytetit. Ales Construction ka qenë sipërmarrës kryesor për punimet e strukturës betonarme. Kjo ka kërkuar një përkushtim të lartë ndaj cilësisë dhe sigurisë në ndërtim, duke e bërë këtë kullë të jetë një realitet i suksesshëm.