Tag: mite

Mite mbi industrinë e ndërtimit Si qëndron e vërteta?

Industria e ndërtimit është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një vendi, e megjithatë, si në çdo fushë, ekzistojnë informacione të pavërteta dhe keqkuptime të krijuara gjatë viteve. 

 

Le të jetë ky artikull ‘vendi dhe momenti’ për të hedhur poshtë disa prej miteve më të dëgjuara në lidhje me këtë industri.

 

Ndërtimi është thjesht punë manuale. Ndërtimi është një kompleks aftësish të ndërthurura me njëra-tjetrën, ku secila prej tyre ka rëndësinë e vet dhe nuk mund të funksionojë veçmas. Është një nga ato industri ku saktësia dhe mjeshtëria janë thelbësore.

 

Është e lehtë të hapësh një kompani ndërtimi. Si çdo biznes, shumë kompani ndërtimi, nuk arrijnë të kenë jetëgjatësi në industri. Jo nga mungesa e eksperiencës por nga mungesa e të kuptuarit çfarë realisht kërkohet për të menaxhuar një kompani. Gjetja e projekteve të duhura, menaxhimi i njerëzve, i parave, burokracive etj. janë aspekte që përcaktojnë vijueshmërinë e suksesit të një kompanie.

 

Kompanitë e ndërtimit zgjedhin rrugën e shkurtër. Kur kemi të bëjmë me kompani të cilat e kanë tashmë një reputacion, gabimet kushtojnë shtrenjtë, prandaj nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i japin përparësi cilësisë, sigurisë, materialeve të nivelit të lartë dhe punës së kualifikuar, në mënyrë që të ruajnë emrin dhe jetëgjatësinë e vetë kompanisë.

 

Nuk nevojitet kreativitet në ndërtim. Ndërtimi është një kombinim i ekspertizës teknike, vizionit artistik dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve. Arkitektët, inxhinierët dhe ndërtuesit bashkëpunojnë për të sjellë në jetë dizajne kreative, duke i shndërruar në kryevepra arkitekturore. Është një industri dinamike dhe krijuese ku lulëzon inovacioni dhe çdo projekt është një mundësi për të krijuar diçka të veçantë.

 

Po ju i kishit dëgjuar më parë këto ‘fakte’ mbi industrinë e ndërtimit?