Blog

SIGURIA NË NDËRTIM. RËNDËSIA DHE MASAT E NEVOJSHME

Siguria në ndërtim është e panegociueshme. Le ta sjellim pak në qendër të vëmendjes dhe të thellojmë më tepër informacionin mbi masat paraprake që sigurojnë një mjedis pune të sigurt për punëtorët.


Jetët njerëzore

Mirëqenia e punëtorëve është gjithmonë shqetësimi parësor, duke pasur parasysh natyrën e rrezikshme të ndërtimit.

Ligji
Përtej etikës, respektimi i rregullores së sigurisë është një detyrim ligjor. Masat e rrepta të sigurisë jo vetëm që mbrojnë punëtorët, por gjithashtu mbron kompaninë nga pasojat ligjore dhe masat ndëshkuese në vlerë monetare.

Produktivitet dhe efikasitet

Një mjedis i sigurt pune, largon shpërqëndrimet, nxit fokusin dhe rrit përqendrimin, duke u përkthyer në produktivitet. Shmangia e rreziqeve dhe aksidenteve bën që projektet e ndërtimit të ekzekutohen në mënyrë sa më efikase.

Kursime në kosto 

Siguria është një investim që shpërblehet. Duke parandaluar aksidentet dhe lëndimet, një kompani ndërtimi kursen në shpenzimet mjekësore, kërkesat për kompensim dhe humbje të mëdha financiare si pasojë e ndëshkimeve ligjore. Mos të flasim pastaj për shtyrjen e projektit, që ndikon gjithashtu në kosto.

Reputacioni dhe morali 

Një kulturë pozitive sigurie jo vetëm që tërheq klientët, por gjithashtu tërheq punëtorë të kualifikuar që e vlerësojnë kompaninë për kushtet e mira që ofron në punë. Reputacioni është një fitim afatgjatë. Për sa i përket moralit, kur punëtorët ndihen të sigurt, kënaqësia e tyre për të shkuar në punë rritet duke evituar qarkullimim e punonjësve dhe duke krijuar një fuqi punëtore të motivuar.

Komuniteti

Projektet e ndërtimit shpesh ndikojnë në komunitetet lokale. Demonstrimi i një përkushtimi ndaj sigurisë nuk është vetëm një shqetësim i brendshëm, por edhe një mënyrë për të treguar përgjegjësi sociale dhe për të mbajtur marrëdhënie pozitive me komunitetin.


Hapat që ndjek Ales Construction në lidhje me sigurinë në ndërtim

  1. Kryejmë vlerësime të plota të rrezikut përpara fillimit të projektit për të identifikuar dhe zbutur rreziqet e mundshme.
  2. Të gjithë punëtorëve i nisim instruksione gjithëpërfshirëse mbi protokollet e sigurisë, përdorimin e pajisjeve dhe procedurat e emergjencës.
  3. Sigurojmë pajisjet mbrojtëse personale si helmetat, dorezat, syzet e sigurisë dhe uniformën e duhur, për të mbrojtur punëtorët nga rreziqet specifike.     
  4. Kontrollojmë aksesin në kantierin e ndërtimit për të parandaluar hyrjen e paautorizuar, duke garantuar sigurinë e punëtorëve dhe të publikut.
  5. Kryejmë inspektime rutinë të pajisjeve, makinerive dhe kantierit për të identifikuar dhe adresuar menjëherë shqetësimet e sigurisë.
  6. Përgatisim dhe komunikojmë planet e reagimit emergjent, procedurat e evakuimit dhe protokollet e ndihmës së parë.
  7. Zbatojmë masa të caktuara për të parandaluar rëniet nga lartësitë, të tilla si parmakët, rrjetat e sigurisë dhe sistemet e ndalimit të rënies.
  8. Zbatojmë protokolle strikte për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive, duke përfshirë kontrollet e rregullta të pajisjeve. 

     9. Rishikojmë dhe përditësojmë rregullisht protokollet e sigurisë bazuar në raportet e vazhdueshme për të përmirësuar masat e sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*