Si ndërtimi i jep formë arkitekturës fetare Kisha e Shën Prokopit
Arkitektura fetare konsiderohet si qendra e besimit, kulturës dhe vlerave të një shoqërie, sikurse objekt soditjeje për shekuj me radhë.
Ndërtimi dhe rikonstruktimi i saj i ndërlikuar dhe ndërthurja e materialeve, dizajnit dhe inxhinierisë, është ajo që i jep formën e përjetshme këtyre hapësirave të shenjta.
Kisha e Shën Prokopit
Realizuar me strukturë betonarme nga Ales Construction
Sot, me metodat bashkëkohore të ndërtimit ne jemi dëshmitarë të artit të rindërtimit të hapësirave të shenjta me qëllim ruajtjen e trashëgimisë fetare.
Kisha e Shën Prokopit në Tiranë është shembulli i përkryer se ndërtimi nuk është thjesht një proces praktik, por një shprehje e thellë artistike.
Vendimi për përdorimin e betonit të armuar për të gjithë elementët arkitekturorë, si kupolat, harqet, kambanari dhe fasada janë një zgjedhje e guximshme në rastin e krijimit të një hapësirë që ka rrënjë në histori.
Krijimi i një arkitekture që rezonon me nevojat shpirtërore të komunitetit kërkon më shumë sesa ekspertizë teknike. Kërkon një kuptim të thellë të traditave dhe simbolizmit fetar.
Bashkëpunimi i ngushtë me udhëheqësit e kishës ka qenë integral për të siguruar që kisha e rindërtuar t’i qëndrojë besnike thelbit të saj shpirtëror, duke përqafuar teknikat moderne të ndërtimit.
Rikonstruktimi i kishës së Prokopit tregon se edhe përballë sfidave, hapësirat e shenjta mund të rilindin. Se edhe në të tashmen, mund të ndërtojmë struktura që i rezistojnë provës së kohës.