INTERIERI I ALES BAR 2, TIRANË

Detaje
Sipërfaqe totale 160 m²
Fillimi i ndërtimit Prill 2013
Përfundimi i ndërtimit Korrik 2013
Përshkrimi

Ambjenti ka formë shumkëndëshi, me drejtim gjatësor të hapur me vetratë drejt jug-perëndimit, ku ka edhe një hapësirë të jashtme të mbuluar me bar. Elementët e interierit janë kompozuar në funksion të orientimit, duke filluar me hapësirën sanitare, magazinën e banakut, dhe tavolinat në pjesën tjetër duke vazhduar edhe në hapësirën e jashtme nëpërmjet vetratës së xhamit që hapet në gjithë gjatësinë.

Druri natyral si material dominues, oxhaku në katin e poshtëm, si dhe elementet tradicionale dekorative japin përshtypjen e një ambjenti të ngrohtë dhe mikpritës.