ZYRA QËNDRORE ALES CONSTRUCTION, TIRANË

Përshkrim

Projekti i interierit konsiston në një kompozim organik të ndarjeve funksionale brenda sipërfaqes së zyrave. Kufijtë midis hapësirave të vecanta janë kryesisht xham, me më pak mure të pozicionuar në mënyrë që të mos pengojnë komunikimin viziv midis pjesës më të madhe të ndarjeve. Tavani dhe dyshemeja janë trajtuar si elementë të vazhduar përgjatë gjithë hapësirës së zyrës. Në këtë mënyrë zyrat përfitojnë cilësitë e tipologjisë me plan te hapur, si shkalla dhe dinamizmi, por njëkohesisht ruajnë edhe cilesitë e privatësisë dhe izolimit që ofron ndarja në zyra të vecanta.