INTERIERI I ALES BAR 1, TIRANË

Detaje
Sipërfaqe totale 350 m²
Fillimi i ndërtimit Mars 2012
Përfundimi i ndërtimit Qershor 2012
Përshkrim

Elementi përcaktues i hapësirës është tavani, i trajtuar si një kompozim dinamik volumesh gjatësore. Këto volume gjithashtu përmbajnë sistemet e instalimeve si linjat e kondicionimit, aspirimit, ndricimit dhe instalime të tjera elektrike. Element tjetër i përdorur është parketi laminat, i përdorur përvec dyshemesë edhe në disa pjesë të murit, duke shfrytëzuar cilesitë e ngrohta dhe të prekshme të drurit në një ambjent të brendshëm.