Ndërtimi i Ëndrrave: Rrugëtimi Frymëzues i Një Kompanie Ndërtimi
Esat Noka lindi në Kukës, më 01/11/1965. U rrit në një familje të madhe, i rrethuar me dashuri e përkushtim. Që në vegjëli i lexohej dëshira për jetën, dijen, punën. Pas rënies së komunizmit ai emigroi në shtetin fqinj Greqi. Këtu nisi dhe zanafilla e karrieres së tij,ku sot shënon një histori suksesi. Edhe pse sukseset e tij janë çdo ditë e në rritje, Esati është po ai, i thjeshtë me këdo, bujar dhe largpamës. Ata që e njohin e vlerësojnë si njeri fjalëpakë,i palodhur, me një intuitë të jashtëzakonshme dhe i bindur që çdo gjë mund të realizohet.
Esat Noka dhe familja e tij, e cila është pothuajse e gjitha e përfshirë në këtë biznes, janë modeli i korrektësisë dhe i suksesit. Fillimin e pati si punëtor i thjeshtë në fushën e ndërtimit. Më tej, ai vijoi të punonte nëpër grupe pune pak më të specializuara, duke fituar kështu përvojën që do t’i duhej për t’u shndërruar në një prej specialistëve më të zotë e më të kërkuar të zonës. Në fund të vitit 1995, ai krijon grupin e tij të parë të punës që përbëhej nga rreth 6 veta (përfshirë dhe atë vetë). Ky grup pune merrte përsipër të tërë procesin e ndërtimit të një objekti. Krahas dedikimit dhe sakrificës, u rritën dhe kërkesat për kompletim objektesh, duke nxitur kështu shtrirjen e mëtejshme me 3 grupe pune të përbërë me nga 6 veta.
Vitet ecin shpejt deri në 1998-ën, kur Esati, duke marrë shtysë nga rrethanat familjare, kthehet në Shqipëri duke marrë me vete përvojen dhe profesionalizmin për të cilën kishte punuar aq fort gjatë viteve të fundit në Greqi. Fillimisht, ai krijoi disa grupe pune me nga 3 veta, që merrnin përsipër të gjithë procesin ndërtimor të një objekti. Veti si cilësia, korrektësia dhe shpejtësia e këtij kolektivi, sollën shumë shpejt dhe zgjerimin e mëtejshëm. Brenda një kohe shumë të shkurtër grupet e tij të punës u shndërruan në brigada dhe biznesi i tij i vogël u kthye në biznes të madh të mirëfilltë. Në vitin 2005, biznesi i lindur nga nevoja e mbijetesës, kthehet në biznes me të ardhura të mëdha; Për të kulmuar përfundimisht në vitin 2009, datë që shënon hapin e fundit drejt përmbushjes së ëndrrave. Biznesi ngjitet më tej, nga “Shoqëri me biznes të madh” bëhet “Shoqëri VIP”, aty ku qëndron edhe sot krenar.
Sot, Z. Esat Noka mban titullin e Presidentit të kompanisë ‘Ales Construction’, shoqëri me një portofol të çmuar projektesh të realizuara dhe me një fuqi punëtore mbi 200 persona (pa përfshirë punëtorët e grupeve nënkontraktore në varësi). Shoqëria ‘Ales Construction’ e gjen sot veten mes emrave më aktivë në tregun shqiptar të investimit, ndërtimit dhe projektimit, duke iu përgjigjur përgjatë viteve kërkesave të klientëve me cilësi, korrektësi dhe shpejtësi. Eksperienca e kompanisë përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri në përfundimin e plotë, por gjithashtu procese specifike si: struktura betonarme, muraturë tulle, suvatime, shtresa dyshemeje, punime infrastrukture dhe procese të tjera. ‘Ales Construction’ ka marrë pjesë në disa nga projektet më të veçanta të realizuara deri më sot në Shqipëri. Me një fuqi gjithnjë në rritje të fuqisë punëtore dhe logjistikës, kompania mbulon sot një mesatare prej 8000m karpenteri dhe hedhje betoni të realizuar në muaj, në kantierë të ndryshëm. Një sasi prej 20.000m panele karpenterie ndërtimi, me gjithë aksesorët e nevojshëm përdoren sot në kantierë të ndryshëm në Tiranë dhe rrethe të tjera.
Kështu, na mbetet thjesht t’ju themi që të mos kënaqeni me asgjë më pak se më e mira kur bëhet fjalë për një projekt ndërtimi. Ne, mund ta kthejmë vizionin tuaj në realitet. Na jepni një mundësi t’ju tregojmë pse ne jemi liderë në industrinë e ndërtimit. Historia e Z. Esat Noka dhe e ‘Ales Construction’ është një gërshetim pasioni, dedikimi dhe besimi. Sado të imponuar nga situatat momentale, të ndjekësh një ëndërr largpamëse garanton suksesin e së nesërmes. Një e nesërme që gjithmonë shpërblen punën dhe shpresën…
Faleminderit që u bashkuat me ne në këtë histori kaq personale dhe kaq emocionuese 🙂