Hapat që ndiqen deri në realizimin e komplekseve të banimit.
Ndërtimi i një kompleksi banimi kërkon planifikim të përpiktë, koordinim mes ekspertëve të fushës, saktësi dhe profesionalizëm.
Sigurisht faktorë si vendndodhja, dizajni dhe cilësia e ndërtimit janë po aq të rëndësishme sa krijimi i një hapësire që përcjell frymën e komunitetit dhe përmban të gjithë elementët e nevojshëm për të lehtësuar jetesën e banorëve.
Po në çfarë konsiston procesi i realizimit të këtyre komplekseve në realitet?
Faza Fillestare
Hapi i parë është përzgjedhja e vendit ideal përmes analizës së vendndodhjes, aksesueshmërisë dhe kërkesave të tregut. Pasi të identifikohet vendi i përshtatshëm për ngritjen e strukturave të kompleksit, nisin negociatat për blerje.
Planifikimi
Projektues, inxhinierë dhe arkitektë bashkëpunojnë ngushtë për të zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për kompleksin rezidencial. Kjo përfshin konceptimin e strukturës, planifikimin e numrit të kateve, dizajnit të ndërtesës dhe komoditeteve që do të ofrojë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetesës së banorëve.
Aspekti ligjor
Marrja e lejeve dhe miratimeve të nevojshme nga autoritetet vendore është një hap vendimtar në procesin e ndërtimit. Duke kontaktuar me entet rregullatore sigurohemi që të jemi në dakordësi me kodin e ndërtimit, rregulloren lokale, standardet mjedisore dhe ato të sigurisë.
Përgatitja e terrenit
Pasi të sigurohen të gjitha lejet e nevojshme fillon përgatitja e kantierit. Kjo përfshin pastrimin e tokës, klasifikimin e terrenit dhe vendosjen e themeleve. Në këtë fazë ndërtohet dhe rrjeti i ujit, energjisë elektrike dhe kanalizimeve.
Fazat e ndërimit
Sigurisht procesi i ndërtimit është i ndarë në faza të veçanta.
- Hidhet betoni për të siguruar një bazë të qëndrueshme,
- Vendoset struktura kryesore: muret anësore dyshemetë dhe tavantet me materiale të cilësisë së lartë dhe punëtore të kualifikuar,
- Instalimi i pajisjeve hidraulike, elektrike dhe instalime të tjera që sigurojnë funksionalitet dhe rehati,
- Përfundimi i hapësirave të brendshme si shtrimi i dyshemesë, lyerja e mureve etj.,
- Përfundimi i fasadës, materialit veshës, dritareve dhe dyerve duke siguruar funksionalitetin e kompleksit rezidencial.
Kontrolli i parametrave të cilësisë
Gjatë gjithë procesit të ndërtimit, zbatohen kontrolle rigoroze për të siguruar ruajtjen e cilësisë dhe standardeve të larta të ndërtimit. Inspektimet e rregullta kryhen nga ekipi ynë dhe inspektorët e palëve të treta, për të identifikuar dhe trajtuar menjëherë çdo problem.
Me përkushtim dhe ekspertizë të mirëfilltë, nga përzgjedhja fillestare e territorit e deri tek përfundimi i ndërtimit, çdo hap i procesit planifikohet më së miri në mënyrë që jo vetëm të përmbushim, por dhe të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë.
Kompleksi i banimit është tashmë gati për të mirëpritur banorët e rinj.