Articles by: alesadmin

“Qiellgërvishtëset” e Shqipërisë, nga Ales Construction!

Teksa ecni në rrugët e Tiranës, me siguri herë pas here, vështrimi ju ndalon në disa ndërtesa të bukura, “gjigande” që të rrëmbejnë shikim për disa minuta të mira. E pasi i shikoni, i komentoni, e i vlerësoni, a e keni pyetur ndonjëherë veten se si ka ardhur në jetë ajo që keni përpara jush? Pas disa prej projekteve më të bukura në vendin tonë, fshihet pikërisht emri i Ales Construction.

Aktiviteti ynë filloi në vitin 1999 si një kompani e vogël ndërtimi në tregun e sapokrijuar në Shqipëri. Sfidat që na dilnin përballë, na bënë që ta donim akoma më shumë atë çfarë po krijonim. Falë pasionit për të bukurën dhe dashurisë për punën, ja dolëm që të sillnim në jetë dëshirat e gjithësecilit që na dhuronte besimin e tij. Stafi i kualifikuar dhe me përvojë, i përbërë nga arkitektë, inxhinierë ndërtimi, ekonomistë, teknikë, menaxherë marketingu dhe më shumë se 150 punëtorë dhe specialistë të aftë ndërtimi, kanë kthyer në realitet çdo projekt i cili dikur ishte vetëm një ide në mendjen e dikujt.  Le të shohim së bashku, një pjesë shumë të vogël, të qiellgërvishtësve tanë.

The Plaza

E kush nuk e njeh një prej hoteleve më prestigjoze të vendit tonë? “Tha Plazza” është cilësuar si kulla e parë më e lartë në Kryeqytet me 4 kate nëntokë dhe 24 kate të sipërme.  Me stilin dhe veçantinë e saj, kjo kullë shënoi një arritje jo vetëm për Shqipërinë por edhe më gjerë. Madhështia e saj qëndron edhe në pamjet panoramike që ofron. Secili vizitor ka mundësinë të shijojë një pamje të plotë të Tiranës.

4Ever Green Tower

E dini që Forever Green Tower është një ndër ndërtesat më të larta në Ballkan? Kjo kullë është 85 metra e gjatë dhe shërben si një ndërtesë multifunksionale. Ajo zë një sipërfaqe prej më shumë se 12,400 m² dhe ka plot 20 kate, në të cilat katër janë nëntokë.  Kulla ka gjithashtu hapësira tregtare, dyqane, 7 nivele zyrash, 8 nivele banimi dhe një hotel i cili të dhuron një peisazh panoramik të qytetit. Ndalur të dizajni, Forever Green Tower merr një hapësirë minimale publike në tokë, me një bazë të ngushtë dhe zgjerim të mëtejshëm kur rritet lartësia. Sa e veçantë, aq edhe e bukur!

Air Albania Tower

Besojmë se Air Albania Tower është një nga ato ndërtesa që nuk mund t’i shpëtojë syrit të askujt që viziton të paktën një herë Tiranën. Kulla është një element i fuqishëm identifikues i kompleksit, duke qenë pjesa më e dukshme e tij. Ngjyrat e përdorura do të ishin padyshim identifikueset e vendit tonë: e kuqja dhe e zeza, kombinim ky i cili e bën këtë kullë të duket akoma me dominante.

DownTown One Albania

Downtown One është kulla e parë në Shqipëri në llojin e saj! Bëhet fjalë për një ndërtim i cili përbëhet nga 40 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë. Një ndërtesë multifunksionale e pozicionuar në zemër të Kryeqytetit. Ndërtesa ofron një kombinim ideal midis apartamenteve rezidenciale luksoze, zyrave bashkëkohore dhe ambienteve komerciale.

Ky projekti i cili do të sjellë risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasje ndaj mbrojtjes së mjedisit, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2024.

Krahas gjithë fasiliteteve, rezidentët e kësaj ndërtese do të kenë fatin të shijojnë Tiranën në më të mirën e saj, me pamjen panoramike nga lartësia e apartamentit të tyre. Për “fanatikët” e gjelbërimit, do të kenë mundësinë të shijojnë panoramën me gjelbërimin dhe freskinë e Parkut të Liqenit. Ndërsa për ata të cilët duan pak më shumë “dinamikë” mund të shijojnë pamjen nga Sheshi Skënderbej.

Tirana International Hotel

Tirana International Hotel është kulla 33 katëshe e cila qëndron në zemër të Tiranës. Kjo kullë në fakt është një zgjatim i hotelit ekzistues “Tirana International”, por këtë herë erdhi si një hotel me pesë yje, i pasur me shërbime të ndryshme.

Ajo që tërheq vëmendjen që në sekondat e para janë format e thjeshta gjeometrike që janë përdorur, konkretisht dy kuboide të cilët ndryshojnë jo vetëm në material por edhe në ngjyrë. Një kontrast klasik si e arta me të zezën, duke dhuruar një pamje aq të bukur të kullës.

Nëse jeni kuriozë për pjesën e brendshme të hotelit, ju tregojmë se dhomat e gjumit janë të orientuara drejt sheshit, qendrës së Kryeqytetit, me pamje nga jugu dhe me diell gjatë gjithë vitit. Kjo mënyrë organizimi do t’u japë vizitorëve mundësinë të shijojnë jo vetëm komoditetet që ofron hoteli por edhe vendndodhjen perfekte dhe orientimin drejt qytetit.

Lion Park

“Lion Park” është një tjetër nga projektet tona. Kjo ndërtesë ofron 13 kate banimi, ndërsa kati 0 përbëhet nga njësitë e shërbimit. Gjithashtu ka edhe 3 kate parkim nëntokë. 

Elementi kryesor arkitekturor i këtij objekti, janë ballkonet me forma organike të shoqëruara me parapete betoni me të njejtat forma. Këto ballkone mbajnë bimësi të larmishme tipike të zonës dhe klimës. Edhe pse nga kati 0 deri në katin e 13 gjendet e njëjta gjuhë arkitekturore, ajo përsëritet duke iu përshtatur sipërfaqeve të secilit kat.

Tirana’s Rock

Një ndër ndërtimet më të veçanta është padyshim Tirana’s Rock. Kjo kullë është projektuar në formën e heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit. E gjatë 85m, “Tirana’s Rock”  i sjell një kuptim të ri elementëve ekzistues të arkitekturës shqiptare.

Forma e pazakontë dhe unike e kullës arrihet nga ballkonet të cilët krijojnë një zarf rreth gjithë ndërtesës. Detajet e fytyrës, të tilla si: hunda, veshët dhe mjekra, janë imituar përmes projeksioneve të lakuara që krijojnë një gjeometri delikate por edhe konfuze. Ballkonet gjithashtu lejojnë që hapësirat e brendshme të ndërtesës të kenë një planimetri më racionale, ndërkohë që ofrojnë hije dhe komoditet për hapësirat e jashtme.

Sot, pas kaq shumë vitesh eksperiencë, ne e gjejmë veten si një ndër kompanitë më aktive të ndërtimit në Shqipëri, në: investime, ndërtime dhe projektime, duke ofruar vazhdimisht cilësi, korrektësi dhe përmbushje optimale të planeve në të gjitha sipërmarrjet tona. Sa shumë gjëra të tjera të bukura na presin ende përpara!

FUQIA E BASHKËPUNIMIT NJË DOMOSDOSHMËRI PËR NDËRTIM TË QËNDRUESHËM

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit, mund të themi se suksesi i Ales Construction bazohet tek një shtyllë mjaft e rëndësishme që çon drejt një projekti fitimtar: Bashkëpunimi!

Me një histori të pasur sipërmarrjesh të suksesshme mbi supe, i atribojmë arritjet tona angazhimit të qëndrueshëm e të palëkundur të shfaqur gjatë procesit të Bashkëpunimit.

Duke bërë bashkë inxhinierë, arkitektë, dhe kontraktorë që në fillim të fazës së projektimit, vazhdojmë të prodhojmë projekte që karakterizohen nga efikasiteti, efektiviteti i kostos dhe qëndrueshmëria.

Një ilustrim i përkushtimit bashkëpunues të Ales Construction është mishëruar në projektin Univers City, në partneritet me Balfin Group. Një projekt ambicioz që rezultoi në krijimin e  një kompleksi me hapësira banimi, hapësira tregtare, zyra, park, kënde sportive, kënde lojërash për fëmijë, vende pakimi etj.

Ky projekt qëndron si një testament i frymës kooperuese të krijuar nga të gjitha palët, të cilët ndërvepruan pa probleme për t’u përshtatur me kërkesat e ndryshme në interes të gjithsecilit.

Duke shfrytëzuar mprehtësinë e shfaqur gjatë planit strategjik të ndërtimit, u sigurua që të krijohej optimizimi i dizajnit, efikasitetit dhe efektivitetit të kostos në mënyrë që projekti të shkonte sipas planit dhe buxhetit të parashikuar.

Parimet tona të bashkëpunimit shtrihen në projekte të të gjitha shkallëve. Marrim rastin e ndërtimit të hapësirave të banimit në Kukës, për banorët e qytetit apo zonave përreth dhe për emigrantët e lindur në kërkim të një pasurie të paluajtshme. E gjitha kjo duke u angazhuar në mënyrë aktive me komunitetin lokal.

Ne besojmë se bashkëpunimi që në fazat e hershme, adresimi paraprak i problematikave të mundshme dhe dhënia e zgjidhjeve efikase janë çelësi i krijimit të projekteve të suksesshme.

Prandaj ejani të bashkëpunojmë për të kthyer vizionin në realitet.

 

Ndërtimi i Ëndrrave: Rrugëtimi Frymëzues i Një Kompanie Ndërtimi

  Esat Noka lindi në Kukës, më 01/11/1965. U rrit në një familje të madhe, i rrethuar me dashuri e përkushtim. Që në vegjëli i lexohej dëshira për jetën, dijen, punën. Pas rënies së komunizmit ai emigroi në shtetin fqinj Greqi. Këtu nisi dhe zanafilla e karrieres së tij,ku sot shënon një histori suksesi. Edhe pse sukseset e tij janë çdo ditë e në rritje, Esati është po ai, i thjeshtë me këdo, bujar dhe largpamës. Ata që e njohin e vlerësojnë si njeri fjalëpakë,i palodhur, me një intuitë të jashtëzakonshme dhe i bindur që çdo gjë mund të realizohet.

Esat Noka dhe familja e tij, e cila është pothuajse e gjitha e përfshirë në këtë biznes, janë modeli i korrektësisë dhe i suksesit. Fillimin e pati si punëtor i thjeshtë në fushën e ndërtimit. Më tej, ai vijoi të punonte nëpër grupe pune pak më të specializuara, duke fituar kështu përvojën që do t’i duhej për t’u shndërruar në një prej specialistëve më të zotë e më të kërkuar të zonës. Në fund të vitit 1995, ai krijon grupin e tij të parë të punës që përbëhej nga rreth 6 veta (përfshirë dhe atë vetë). Ky grup pune merrte përsipër të tërë procesin e ndërtimit të një objekti. Krahas dedikimit dhe sakrificës, u rritën dhe kërkesat për kompletim objektesh, duke nxitur kështu shtrirjen e mëtejshme me 3 grupe pune të përbërë me nga 6 veta.

Vitet ecin shpejt deri në 1998-ën, kur Esati, duke marrë shtysë nga rrethanat familjare, kthehet në Shqipëri duke marrë me vete përvojen dhe profesionalizmin për të cilën kishte punuar aq fort gjatë viteve të fundit në Greqi. Fillimisht, ai krijoi disa grupe pune me nga 3 veta, që merrnin përsipër të gjithë procesin ndërtimor të një objekti. Veti si cilësia, korrektësia dhe shpejtësia e këtij kolektivi, sollën shumë shpejt dhe zgjerimin e mëtejshëm. Brenda një kohe shumë të shkurtër grupet e tij të punës u shndërruan në brigada dhe biznesi i tij i vogël u kthye në biznes të madh të mirëfilltë. Në vitin 2005, biznesi i lindur nga nevoja e mbijetesës, kthehet në biznes me të ardhura të mëdha; Për të kulmuar përfundimisht në vitin 2009, datë që shënon hapin e fundit drejt përmbushjes së ëndrrave. Biznesi ngjitet më tej, nga “Shoqëri me biznes të madh” bëhet “Shoqëri VIP”, aty ku qëndron edhe sot krenar.

Sot, Z. Esat Noka mban titullin e Presidentit të kompanisë ‘Ales Construction’, shoqëri me një portofol të çmuar projektesh të realizuara dhe me një fuqi punëtore mbi 200 persona (pa përfshirë punëtorët e grupeve nënkontraktore në varësi). Shoqëria ‘Ales Construction’ e gjen sot veten mes emrave më aktivë në tregun shqiptar të investimit, ndërtimit dhe projektimit, duke iu përgjigjur përgjatë viteve kërkesave të klientëve me cilësi, korrektësi dhe shpejtësi. Eksperienca e kompanisë përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri në përfundimin e plotë, por gjithashtu procese specifike si: struktura betonarme, muraturë tulle, suvatime, shtresa dyshemeje, punime infrastrukture dhe procese të tjera. ‘Ales Construction’ ka marrë pjesë në disa nga projektet më të veçanta të realizuara deri më sot në Shqipëri. Me një fuqi gjithnjë në rritje të fuqisë punëtore dhe logjistikës, kompania mbulon sot një mesatare prej 8000m karpenteri dhe hedhje betoni të realizuar në muaj, në kantierë të ndryshëm. Një sasi prej 20.000m panele karpenterie ndërtimi, me gjithë aksesorët e nevojshëm përdoren sot në kantierë të ndryshëm në Tiranë dhe rrethe të tjera.

Kështu, na mbetet thjesht t’ju themi që të mos kënaqeni me asgjë më pak se më e mira kur bëhet fjalë për një projekt ndërtimi. Ne, mund ta kthejmë vizionin tuaj në realitet. Na jepni një mundësi t’ju tregojmë pse ne jemi liderë në industrinë e ndërtimit. Historia e Z. Esat Noka dhe e ‘Ales Construction’ është një gërshetim pasioni, dedikimi dhe besimi. Sado të imponuar nga situatat momentale, të ndjekësh një ëndërr largpamëse garanton suksesin e së nesërmes. Një e nesërme që gjithmonë shpërblen punën dhe shpresën…

 

Faleminderit që u bashkuat me ne në këtë histori kaq personale dhe kaq emocionuese 🙂