Kush jemi, dhe si arritëm këtu?
Shoqëria Ales Construction sh.p.k është themeluar në vitin 1999 me aktivitet në tregun e ndërtimeve në Shqipëri dhe prej atëherë ka punuar në sipërmarrje të shumta e të larmishme ndërtimi, të shpërndara në një hapësirë gjeografike ku përfshihen qytetet Tiranë, Krujë, Durrës, Lezhë, Kukës, etj.
Shoqëria jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë, si: arkitekt, inxhinierë, teknikë të specializuar dhe mesatarisht 150 specialistë e punëtorë me përvojë në fushën e ndërtimit. Sot pas shumë vitesh ekperiencë e gjejmë veten mes emrave më aktivë në tregun shqiptar për investim, ndërtim dhe projektim, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të klientëve me cilësi, korrektësi dhe shpejtësi.
NË FUSHËN E NDËRTIMIT
Eksperienca e Ales Construction gjatë viteve përfshin ndërtimin e objekteve nga fillimi i punimeve deri në përfundim, por gjithashtu procese specifike, si: struktura betonarme, muraturë tulle, suvatime, shtresa dyshemeje, punime infrastrukture dhe procese të tjera, duke ofruar çmimet dhe cilësinë më konkuruese, si dhe duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të investitorëve.
Ales Construction ka marrë pjesë në disa nga ndërtimet më të vecanta të realizuara deri më sot në Shqipëri, të cilat do t’i shihni në referencat në vazhdim. Me një fuqi gjithnjë në rritje të fuqisë punëtore dhe logjistikës, kompania jonë mbulon sot një mesatare prej 8,000 m karpenteri dhe hedhje betoni të realizuar në muaj, në kantierë të ndryshëm. Një sasi prej 20,000 m panele karpenterie ndërtimi, me gjithë aksesorët e nevojshëm përdoren sot në kantierë të ndryshëm në Tiranë dhe rrethe të tjera.
Që prej vitit 2010 Ales Construction i ka realizuar projektet me sukses si investitor dhe si subjekt ndërtues, me katër komplekse banimi dhe shërbimi të përfunduar, tre në Tiranë, dhe një në Kukës.
KLIENTËT TANË
Roli i kompanisë sonë ndahet në tre kategori kryesore:
Si nënkontraktore – vecanërisht në punimet e strukturave të betonit, si konsulentë dhe zbatues të shërbimeve të projektimit – për pasuri të paluajtshme, si investitorë – në projekte të larmishme ndërtimi.
Krenarë, pasi kemi fituar një reputacion të mirë duke arritur rezultatet e dëshiruara në kohën e duhur.