Detaje
Përshkrim
| Objekti | Porto Budva |
| Investitor | Nova Gradnja DOO, Budva |
| Roli i Ales Construction | Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme dhe muret e tullave |
| Vendodhja | Budva, Mali i Zi |
| Sipërfaqe ndërtimi | 43272 m2 |
| Fillimi i ndërtimit | 2017 |
| Përfundimi i ndërtimit | 2019 |
Jo vetëm në Shqipëri, por Ales Construction shtrihet edhe përtej kufijve të vendit duke kontribuar në projekte ambicioze, siç është ai i “Porto Budva” në qytetin e bukur të Budva, Mali i Zi. Kompleksi pozicionohet në vendndodhjen më ekskluzive të qytetit, në vijën e parë të detit, pikërisht pranë qytetit të vjetër të Budvës. Ai është bërë i njohur sepse është një projekt modern që ende nuk është parë në zonë. Ndërtesa përfshin 2 kate parkimi nëntokë, një SPA me pishina të brendshme, të jashtme dhe 8 kate banimi. Ales Construction ka shërbyer si nënkontraktor për strukturën betonarme dhe muret e tullave në të gjithë kompleksin.





