Mount Tirana

Details
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh në këtë projekt.
Vendndodhja Tiranë
Fillimi i punimeve 2012
Përfundimi i punimeve 2025
Description
 Mount Tirana është një projekt i rëndësishëm arkitektonik dhe infrastrukturor në zemër të kryeqytetit, i cili pritet të jetë ndërtesa më e lartë në vend me një lartësi prej 205 metrash.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej 70,000 m², kjo kullë multifunksionale do të integrojë hapësira banimi, zyra, hotel, njësi shërbimi dhe ambiente parkimi.

Projekti është konceptuar nga studio daneze CEBRA, dhe është zhvilluar nga Nova Construction 2012.

I frymëzuar nga silueta natyrore e maleve shqiptare, Mount Tirana synon të krijojë një lidhje harmonike mes identitetit kombëtar dhe zhvillimit modern urban.

Në këtë projekt, Ales Construction është nënkontraktor për realizimin e strukturës së betonit të armuar (karabinasë), duke garantuar cilësi ndërtimi sipas kërkesave të një projekti të këtij niveli.