KOMPLEKSI I BANIMIT DHE SHËRBIMEVE NË KUKËS

Detaje
Investitor Ales Construction
Subjekti ndërtues Ales Construction
Fillimi i ndërtimit 2013
Përfundimi i ndërtimit Maj 2015
Përshkrim

Qyteti verior i Kukësit ka tërhequr kohët e fundit interesin e investitorëve të ndryshëm, kryesisht për arsye të afërsisë me Kosovën dhe Rrugën e Kombit. Ales Construction me investimin e kompleksit me sipërfaqe rreth 8,000 m2 ka ofruar një mundësi banimi për klientët e mundshëm, banorë të qytetit ose zonave përreth por sidomos një mundësi për emigrantët e lindur në Kukës në kërkim të një pasurie të paluajtshme.

Projekti është realizuar me përkushtim nga Ales Construction , dhe pothuajse të gjithë klientët potencialë gjejnë zgjidhjen e kërkesave të tyre për një ambjent banimi ose shërbimi si investim të vlefshëm për të ardhmen.