Detaje
Përshkrim
Objekti | Rezidenca në Kukës |
Investitor | Ales Construction |
Roli i Ales Construction | Sipërmarrës dhe Investitor kryesor në këtë projekt |
Vendodhja | Kukës, Shqipëri |
Sipërfaqe ndërtimi | 8,000m² |
Fillimi i ndërtimit | 2012 |
Përfundimi i ndërtimit | 2013 |
Investimi i Ales Construction në rezidencën me sipërfaqe rreth 8,000 m2 në qytetin verior të Kukësit, shërben si një shembull i rëndësishëm për zhvillimin e zonave të reja në Shqipëri.
Gjithashtu, kjo iniciativë është edhe më e rëndësishme për qytetin e Kukësit, sepse është një pikë referimi për investitorët e rajonit. Këta të fundit janë tërhequr nga afërsia me Kosovën dhe lidhja e rezidencës me Rrugën e Kombit. Ales Construction ka investuar me përkushtim në realizimin e këtij projekti, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për banorët dhe investitorët. Projekti ofron një mundësi të veçantë për emigrantët e lindur në Kukës, duke u mundësuar atyre një opsion tërheqës për një pasuri të paluajtshme.