ALES 3, KOMPLEKSI I BANIMIT DHE SHËRBIMEVE

Detaje
Subjekti ndërtues Ales Construction
Investitor Ales Construction
Vendodhja Rruga "Aleksandri i Madh"
Fillimi i ndërtimi 2011 - përfunduar
Përshkrimi

I pozicionuar pranë Kompleksit Ales 2, Ales 3 është një tjetër shembull i suksesshëm i ndërtesave të reja në zhvillim, në zonën perëndimore të Tiranës. Duke qenë në një pozicion të rëndësishëm në kryqëzimin e dy bulevardeve kryesore të zonës, dhe pak e larguar nga rruga kryesore e lëvizjes së automjeteve, Ales 3 ka tërhequr jo vetëm interesin e klientëve që kërkojnë apartamente banimi, por edhe atyre në kërkim të ambjenteve për zyra. Ales 3 përbëhet nga 3 shkallë banimi dhe 1 shkallë e vecantë e projektuar për ambjente zyrash dhe dyqanesh në të gjithë katet, e pajisur me ashensorë dhe shkallë të vecanta, gëzon gjithashtu një pamje të shkëlqyer mbi rrugët dhe zonën përreth.