Mount Tirana

Mount Tirana

Details
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh në këtë projekt.
Vendndodhja Tiranë
Fillimi i punimeve 2012
Përfundimi i punimeve 2025
Description
 Mount Tirana është një projekt i rëndësishëm arkitektonik dhe infrastrukturor në zemër të kryeqytetit, i cili pritet të jetë ndërtesa më e lartë në vend me një lartësi prej 205 metrash.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej 70,000 m², kjo kullë multifunksionale do të integrojë hapësira banimi, zyra, hotel, njësi shërbimi dhe ambiente parkimi.

Projekti është konceptuar nga studio daneze CEBRA, dhe është zhvilluar nga Nova Construction 2012.

I frymëzuar nga silueta natyrore e maleve shqiptare, Mount Tirana synon të krijojë një lidhje harmonike mes identitetit kombëtar dhe zhvillimit modern urban.

Në këtë projekt, Ales Construction është nënkontraktor për realizimin e strukturës së betonit të armuar (karabinasë), duke garantuar cilësi ndërtimi sipas kërkesave të një projekti të këtij niveli.

Green Coast II

Details
Investor Balfin Group
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme.
Vendndodhja Dhermi
Siperfaqe Ndertimi 6.573 m²
Fillimi i punimeve Maj 2023
Përfundimi i punimeve -
Description

Projektuar për të pasur gjithçka që ju nevojitet për një jetesë komode, Green Coast II vjen si një simbol domethënës i modernitetit, dinamizmit dhe relaksit. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnike teksturës natyrale të zonës shkëmbore ku ai shtrihet. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen duke funksionuar si një e tërë.

Lana Park

Details
Investor Park Construction
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme.
Vendndodhja Rruga e Kavajës, Tiranë
Siperfaqe Ndertimi - m²
Fillimi i punimeve Qershor 2023
Përfundimi i punimeve -
Description

Godinë banimi dhe shërbimesh.

Folie Village

Details
Investor Solei & Sea
Roli i Ales Construction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme.
Vendndodhja Jale
Siperfaqe Ndertimi - m²
Fillimi i punimeve Maj 2023
Përfundimi i punimeve -
Description

Pozicionuar në gjirin ikonik në formë gjysmë hëne të Jalës, Folie Village është një projekt me art e mjeshtëri, që pasuron bregdetin jugor të Shqipërisë.

Grupi Oppenheim ka projektuar një koncept të ri të të jetuarit përmes këtij zhvillimi modern, luksoz dhe të nivelit të lartë, i përbërë nga vila private dhe apartamente buzë detit. Projekti merr frymëzim nga tradita e pasur popullore dhe ekologjia e zonave që gjenden në fshatrat e afërt të Vunoit dhe Dhërmiut. Duke u jetëzuar në Jalë, projekti synon të arrijë një ndjeshmëri ndaj njeriut dhe natyrës, duke u harmonizuar me kontekstin e saj.

Magazina Ales

Details
Investor Ales Construction
Subjekti Ndertues Ales Construction
Vendndodhja Mezez, Tirane
Siperfaqe Ndertimi 3470.59 m²
Construction Start Korrik 2023
Construction End -
Description

Magazine industriale 3  kate.

White Tower

Details
Investor Nova Construction
Roli i Ales Contruction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme.
Vendndodhja Rruga Medar Shtylla , Komuna e Parisit
Siperfaqe Ndertimi 32580 m²
Construction Start Tetor 2022
Construction End -
Description

White Tower është një godinë banimi dhe shërbimi me 16, 17 kate mbi tokë dhe 5 kate nën tokë. Objekti në 2 katet e para zhvillohet me ambiente shërbimi në formën e zyrave dhe ambienteve tregtare. Katet e mësipërme janë banesa duke ofruar apartamente nga tipologjitë më të ndryshme me hapësira të bollshme. Karakteristikë dalluese e këtij objekti janë harqet që krijohen me beton në katin përdhe dhe në katin e fundit.

Eagle Rezidence

Details
Investor Constech Group
Roli i Ales Contruction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme.
Vendndodhja Rruga 29 Nëntori, Tiranë
Siperfaqe Ndertimi 17000 m²
Construction Start Gusht 2022
Construction End Gusht 2023
Description

Eagle Residence është një kompleks banimi dhe shërbimi i ndarë në dy objekte. Objekti 1 përfshin  5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, ndërsa Objekti 2 është me 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë. Për një akses më të lartë, ky kompleks ofron një parkim të përbashkët me 2 kate nëntokë. Ales Construction ka qenë sipërmarrës kryesor për ndërtimin e strukturës betonarme, duke siguruar kështu një bazë të qëndrueshme dhe cilësi të lartë për banorët dhe bizneset.

Thymus Resort

Details
Investor Terma Tech
Roli i Ales Contruction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme
Vendndodhja Dhermi ,Himare,Vlore
Siperfaqe Ndertimi 18’183 m2
Construction Start Shtator 2022
Construction End Maj 2023
Description

Thymus Resort, i vendosur në anën veriore të gjirit të Drimadhes, është një destinacion i veçantë që ofron një përvojë të pasur dhe relaksuese. Resorti përbëhet nga dy hotele të reja dhe një ekzistues, si dhe 38 vila. Ales Construction ka qenë sipërmarrës kryesor punimesh për  ndërtimin e strukturës betonarme të një prej hoteleve bregdetare. Me 70 dhe 39 dhoma, secili hotel ofron shërbime të ndryshme si restorante, bare, pishina, qendra fitnesi, palestër me aktivitete të ndryshme dhe një SPA të kompletuar që përfshin nga banjat turke, saunat deri te dhomat e masazheve për relaks.

Qender kujdesi per individe me nevoja te vecanta

Detaje
Investitor Shoqata "Shtepia e Bamiresise"
Roli i Alse Construction Sipërmarres kryesor punimesh për strukturën Betonarme
Vendodhja Elbasan
Sipërfaqe Ndërtimi 1411m²
Përfundimi i ndërtimit Korrik 2023
Përshkrim

Godina e tre kateve është e projektuar për kujdesin e individëve me nevoja të veçanta, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm dhe të kujdesshëm. Ales Construction ka qenë sipërmarrës kryesor për të gjitha punimet e kryera në këtë projekt, duke siguruar një ndërtesë të përshtatshme për nevojat dhe komfortin e grupit të synuar.

OLIVE PARK

Details
Investor Olive Park
Roli i Ales Contruction Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme në disa vila.
Vendndodhja Olive Park
Siperfaqe Ndertimi 6 blloqe ndërtimi
Construction Start 2022
Construction End 2023
Description

Olive Park është një rezidencë banimi e përbërë nga vila dhe apartamente të cilësisë së lartë, e shtrirë në 6 blloqe ndërtimi. Kjo rezidencë është projektuar në funksion të një jetëse më të qetë, duke ofruar hapësira të gjelbërta, kopshte dhe ambiente publike për komunitetin.
Ales Construction ka qenë sipërmarrës betonarme në disa vila të këtij projekti, duke siguruar një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe cilësinë e tyre.