Details
Description
Roli i Ales Construction | Sipërmarrës kryesor punimesh në këtë projekt. |
Vendndodhja | Tiranë |
Fillimi i punimeve | 2012 |
Përfundimi i punimeve | 2025 |
Mount Tirana është një projekt i rëndësishëm arkitektonik dhe infrastrukturor në zemër të kryeqytetit, i cili pritet të jetë ndërtesa më e lartë në vend me një lartësi prej 205 metrash.
Me një sipërfaqe ndërtimi prej 70,000 m², kjo kullë multifunksionale do të integrojë hapësira banimi, zyra, hotel, njësi shërbimi dhe ambiente parkimi.
Projekti është konceptuar nga studio daneze CEBRA, dhe është zhvilluar nga Nova Construction 2012.
I frymëzuar nga silueta natyrore e maleve shqiptare, Mount Tirana synon të krijojë një lidhje harmonike mes identitetit kombëtar dhe zhvillimit modern urban.
Në këtë projekt, Ales Construction është nënkontraktor për realizimin e strukturës së betonit të armuar (karabinasë), duke garantuar cilësi ndërtimi sipas kërkesave të një projekti të këtij niveli.