Details
Description
| Investor | Solei & Sea |
| Roli i Ales Construction | Sipërmarrës kryesor punimesh për strukturën betonarme. |
| Vendndodhja | Jale |
| Siperfaqe Ndertimi | - m² |
| Fillimi i punimeve | Maj 2023 |
| Përfundimi i punimeve | - |
Pozicionuar në gjirin ikonik në formë gjysmë hëne të Jalës, Folie Village është një projekt me art e mjeshtëri, që pasuron bregdetin jugor të Shqipërisë.
Grupi Oppenheim ka projektuar një koncept të ri të të jetuarit përmes këtij zhvillimi modern, luksoz dhe të nivelit të lartë, i përbërë nga vila private dhe apartamente buzë detit. Projekti merr frymëzim nga tradita e pasur popullore dhe ekologjia e zonave që gjenden në fshatrat e afërt të Vunoit dhe Dhërmiut. Duke u jetëzuar në Jalë, projekti synon të arrijë një ndjeshmëri ndaj njeriut dhe natyrës, duke u harmonizuar me kontekstin e saj.



