Objekti | Univers City |
Investitori | Ales Construction |
Roli i Ales Construction | Investitor kryesor punimesh në 3 godina dhe sipërmarrës për strukturën betonarme në projektin e Shollës |
Vendndodhja | Autostrada Tiranë-Durrës |
Fillimi i ndërtimit | 2022 |
Përfundimi i ndërtimit | 2025 |
Univers City, në partneritet me Balfin Group paraqet një kompleks banimi dhe shërbimesh në autostradën Tiranë-Durrës. Ky projekt ka një koncept të ndryshëm, duke përfshirë jo vetëm zonën e banimit, por edhe ambiente qëndrimi dhe hapsëira rekreative. Në zemër të kompleksit ndodhet një shkollë (ku Ales Construction ishte sipërmarres punimesh për strukturën betonarme), ndërsa fushat sportive dhe këndet e lojrave për fëmijë, janë pjesë integrale e këtij ambienti. Kompleksi gjithashtu ofron skema të qarkullimit të automjeteve, duke përfshirë parkimet nëntokësore, rrugë të dedikuara për biçikletat dhe sigurinë e lëvizjes këmbësore.
Ales Construction është investitori kryesor në tre godina, secila prej tyre me 9 kate banimi dhe 2 kate parkimi nëntokësor. Kati i parë është i organizuar me ambiente banimi, duke përfshirë apartamente me verandë të projektuar për privatësi maksimale.
Projekti përmes kontrastit të ngjyrave përpiqet të shfaqë në arkitekturë natyrën e një objekti rezidencial, human dhe me volume të dallueshme. Arkitektura e objekteve karakterizohet nga fragmentimi i masave volumore dhe loja vizuale e elemëntëve arkitektonikë, të dala në fasadë me theksimin e linjave horizontale.